Ja oferta e Al Sadd për Xavi Hernandez

Tashmë janë të njohura kushtet e kontratës që Al Sadd është gati të ofrojë për transferimin e Xavi Hernandez në Katar.

Edhe pse termat ekonomikë mbeten për t’u konfirmuar, ajo që dihet me siguri është se klubi ka një akord për mesfushorin spanjoll që në total shkon deri në 7 sezone. Për tre të parat parashikohet që Xavi të japë kontributin si lojtar, ndërsa për pjesën e mbetur e ardhmja e tij është projektuar si ambasador i Al Sadd, transmeton supersport.

Ndërkohë ka edhe një alternativë tjetër, që synon ta mbajë sa më gjatë futbollistin në Gjirin Persik. Bëhet fjalë për stolin e kombëtares së Katarit, për të cilin është kërkuar vazhdimisht Pep Guardiola. Nëse trajneri i Bayernit nuk do të pranojë, atëherë si opsion i parë shikohet pikërisht Xavi Hernandez, por gjithmonë pasi mesfushori t’i japë fund karrierës si futbollist.

Lajme të ngjashme

Back to top button