fbpx

I huaji misterioz që bleu 1.4 milion euro biznesin e Mark Frrokut

Një nga milionerët më diskret, dhe më të çuditshëm të Rumanisë, gjeorgjiano-izraeliti Amiran Dzanashvili i arrestuar në Rumani si pjesë e një grupi kriminal, që shfrytëzon prostitutat e klasit të parë, ka shpenzuar në Shqipëri një shifër prej më shumë se 1.5 milion euro duke e investuar në biznesin e basteve sportive dhe më konkretisht në blerjen e aksioneve të deputetit Mark Frroku, në kompaninë “Xhoi Lloto”.

Gazeta “Shqiptarja.com” siguron të plota kontratat e shitjes së aksioneve nga Mark Frroku tek Amiran Dzanashvili, kontrata këto që tashmë janë administruar si prova nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila prej më shumë se një jave ka nisur hetimet ndaj deputetit të PKD Mark Frroku, me qëllim zbardhjen e dyshimeve për akuzën e pastrimit të parave.

Ajo që bie në sy është se që të dy, si shitësi, Mark Frroku dhe blerësi, Amiran Dzanashvili, kanë qenë të implikuar në shfrytëzimin e prostitutave dhe se ka dyshime të forta se paratë e fituara nga ky aktivitet kriminal,janë pastruar në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button