Aplikoni për vullnetarë për të vëzhguar referendumin për Qendrën Tregtare

Iniciativa qytetare “8 Shtatori” do ta vëzhgojë procesin e votimit të referendumit për ruajtjen dhe pamjes autentike të Qendrës Tregtare në Shkup që do të mbahet më 26 prill këtë vit.

Për këtë qëllim iniciativa qytetare I fton të gjithë qytetarët që janë të interesuar që në mënyrë vullnetare të kyçen në procesin e vëzhgimit të paraqiten deri më 17 prill në Komunën Qendër.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe numrin e letërnjoftimit në email adresën: [email protected] ose ti dorëzojnë personalisht në selinë e iniciativës në rrugën “Rade Konçar” në Debar Maallo.

Numri i vëzhguesve është i kufizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button