Akreditohet Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup

Këshilli për Akreditim dhe Evaluim të Arsimimit të lartë të Republikës së Maqedonisë, ka marrë vendim për Akreditimin e Programit Studimor “Studime Islame”, me kohëzgjatje katër vjeçare, në ciklin e parë të studimeve- deridiplomike, pranë Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup.

Vendimi në fjalë iu dorëzua Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit.

“Viti akademik 2015/16 për të gjithë ne, është paksa më i veçantë dhe për shumëçka dallon nga vitet e mëparshme. E vërteta është se për herë të parë pas njëzet vite pune, në këtë vitë akademik po nisim punën si një Fakultet i akredituar, me akreditim të përhershëm”, tha Dekani i FSH-së, Fahrudin Ebibi.

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, është themeluar nga Bashkësia Fetare Islame e RM, dhe për së pari herë veprimtarinë e saj akademike e ka filluar në vitin akademik 1997/98.

“Në rrethanat e reja, pas Akreditimit të përkoshëm, sidomos pas vitit 2007/2008, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup për studentët dhe mësimdhënësit ka siguruar kushte sipas standardeve bashkëkohore, për veprimtari edukative-arsimore dhe kërkimore-shkencore. Dekanati i Fakultetit, u është mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan për këtë institucion të arsimit të lartë Islam, duke filluar që nga organi themelues, Bashkësia Fetare Islame e RM-së, me në krye Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin dhe të gjithë muslimanët që në forma të ndryshme kontribuan për Fakultetin.” lajmërojnë nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button