Spelling Bee në Shkollën Wilson

Shkolla Wilson në bashkëpunim me Korpusin e Paqes organizon garën rajonale Spelling Bee, ditën e Shtunë 18.04.2015 duke filluar nga ora 09.00.

Në këtë garë do të marrin pjesë nxënës nga shkollat rajonale të Tetovës nga klasa e pestë fillore deri në vitin e katërt të shkollës së mesme.

Gara Spelling Bee është seri garash e organizuar në nivel lokal, rajonal dhe nacional që përfshin nxënësit nga gjithë Republika e Maqedonisë duke u zgjedhur nxënësi/shqiptuesi  më i mirë i fjalëve në gjuhën angleze në nivel nacional.

Fituesit e garës rajonale që mbahet në Shkollën Wilson do të kualifikohen për të marrë pjesë në garën nacionale Spelling Bee, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve të garës rajonale do të ju ndahen çertifikata.

]

Lajme të ngjashme

Back to top button