Çfarë thotë ministri Adnan Jashari për rastin e Shukri Aliut

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari sqaron për Portalb, mënyrën se i është proceduar dhe masat që ka ndërmarrë kjo ministri pas parashtresës së bërë nga ish – komandanti i UCK-së, Shukri Aliu i cili po vuan dënimin në burgun e Prilepit.

Ministria e drejtësisë konfirmon se i burgosuri Shukri Aliu ka vazhduar me parashtresën e tij deri te ministri Adnan Jashari  më datë 06.07.2014 për shkelje të të drejtave nga ana e të burgosurve  në burgun e Prilepit.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë për Portalb se parashtresat e  të burgosurit Shukri Alija janë marrë parasysh me vëmendje të Veçantë nga shërbimet e ministrisë, por edhe nga vetë ministrat.

“Parashtresa e dërguar nga i burgosuri Shukri Aliu vitin e kaluar deri te ish ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti është proceduar në mënyrë që është dërguar direkt tek kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga ku është marrë përgjigje për rastin në fjalë. Nga Gjykata janë përgjigjur me shkresë me të cilën është njoftuar edhe vetë pala”, thotë për Portalb ministri i drejtësisë Adnan Jashari.

Ministri Adnan Jashari thotë se në kuadër të kompetencave të ministrisë parashtresa e tij është procesuar deri te drejtoresha për ekzekutimin e sanksioneve ku është kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat për hetimin e rastit dhe të njoftohet ministri personalisht për veprimet e ndërmarra.

“Nga drejtoria në fjalë më 14. 08.2014 jemi njoftuar lidhur me gjendjen e krijuar në burgun e Prilepit, ku po vuan dënimin Shukri Alija me ç ‘rast janë ndërmarrë të gjitha hapat për zbardhjen e rastit ku janë sanksionuar personat që kanë marrë pjesë incidentin e krijuar Brenda burgut. Në këtë mënyrë, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe iniciativat Brenda kompetencave ligjore të saj”, thotë ministri Adnan Jashari?

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Aliu, i cili vuan masën e dënimit në burgun e Prilepit, për një për të cilin pretendon se është proces gjyqësorë jo drejtë.

Letrën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit, ish-komandanti i UCK-së,  Shukri Aliu thotë se nuk ka marrë ëprgjigjen e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button