fbpx

50% e nxënësve në Maqedoni janë shqiptarë

50 përqind e filloristëve në vend janë shqiptarë. Kështu flasin të dhënat e fundit të publikuara ditë më parë në faqen zyrtare të internetit të Entit Shtetëror për Statistikë. Sipas këtyre të dhënave prej gjithsej 190 mijë e 541 nxënës filloristë,në fund të vitit shkollor 2013/2014,  122 mijë e 929 nxënës janë maqedonas, ndërsa shqiptarët kanë arritur rekordin me 61.298 nxënës. Megjithatë, edhe pse këto të dhëna janë zyrtare dhe të publikuara nga vetë Enti i Statistikave, të kontaktuar nga TV ERA, ata u shprehën që nuk kanë të dhëna të detajuara sa I përket numrit të nxënëesve filloristë në bazë të përkatësisë etnike. E pyetur se sa është numri I nxënësve filloristë shqiptarë dhe sa ai maqedonas, Ajrija Caushoska – Udhëheqëse e sektorit social në Entin Shtetëror u përgjigj:

“Për shkak se akoma nuk kemi të dhëna të detajuara  për vitin shkollor 2013 /14 sipas përkatësisë etnike nuk mund tu përgjigjem në këtë pyetje”, tha Ajrija Çaushoska, udhëheqëse e sektorit social.

Ndërkaq, sa i përket numrit të shkollave në Maqedoni, sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit shkollor 2013/2014 në bazë të gjuhës që mbahet mësimi, maqedonasit kanë 438 shkolla fillore më shumë sesa nxënësit shqiptar që janë gjysma e tyre në Maqedoni.

“Numri i shkollave fillore në Maqedoni është 990 prej të cilave në 729 shkolla mësimi zhvillohet në gjuhën maqedone 291 në gjuhën shqipe”, shtoi Çaushoska

Duke u bazuar në këto të dhëna, numri i paraleleve të shkollave në gjuhën maqedone do të duhej të ishte vetëm njëherë më i madh se sa numri i paraleleve shqiptare, megjithatë ata kanë 3459 më shumë paralele se shkollat në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button