Klithmat e padrejtësive kumbojnë nga qelitë, Shukri Aliu nuk gjen drejtësinë

Një tjetër viktimë e gjykatëses Sofija Laliçiç, protagonistja e bisedave të përgjuara që zë vendin në Gjykatë falë miqësisë me Sasho Mijallkovin, mbahet në tretman të mbyllur në burgun e Prilepit.

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Aliu, i cili vuan masën e dënimit në burgun e Prilepit, për një vepër për të cilin pretendon se është zhvilluar proces gjyqësorë jo drejtë, nuk gjejë përgjigjen e duhur nga organet e drejtësisë.

Letrën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit, ish-komandanti i UCK-së,  Shukri Aliu shndërroi në një zë publik, kundër lirisë së mohuar.

Avokati i Popullit Ixhet Mehemti shprehet se ka pranuar letrën e të burgosurit, mirëpo ai nuk ka kompetenca të veprojë sipas kërkesës së tij.

“E kam pranuar letrën e Shukri Aliut mirëpo aty bëhet fjalë rreth dënimit dhe pafajësisë së tij. Ne aty nuk kemi kompetenca të përzihemi. Ankesat ai dhe avokati i tij duhet t’i drejtojnë në gjykatat përkatëse, sepse Avokati i Popullit nuk është mbi gjykata. Ne mund të reagojmë lidhur me kushtet e burgjeve si  dhe me mënyrën e sjelljes, më shumë ne nuk kemi kompetenca”, tha për Portalb, Mehmeti.

Ekstradimi i tij u bë për veprën “dhunë” dhe në kërkesën për ekstradimin e  tij nga Ministria e drejtësisë garantohet gjykim i drejtë.   Gjykata themelore Shkupi 1, shkeli këtë marrëveshje në sytë e ish-Ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti, i cili garantoi proces të drejtë juridik dhe Shukri Aliut i caktohet masa e paraburgimit në burgun e Shutkës, për veprën “Dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës” për të cilën isha i shpallur i pafajshëm dy herë më 2005 dhe 2006, nga gjykata e njëjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button