Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Ji për vizitë në Maqedoni

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hojt Ji, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, konfirmuan nga Ambasada e SHBA­së në Shkup.

Është paraparë që gjatë vizitës dyditore Ji të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki, si dhe me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti.

Pritet që zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit të realizojë takime edhe me liderët e LSDM­së opozitare, Zoran Zaev dhe të BDI­së Ali Ahmeti, si dhe me përfaqësues të sektorit civil.

Lajme të ngjashme

Back to top button