Tuchel zëvendësues i Klopit

Borusia Dortmund shumë shpejt pritet të prezantoi trajnerin e ri të skuadrës. Mediat gjermane janë të sigurta se Thomas Tuchel do të jetë pasardhësi i Klopp.

Trajneri aktual i Mainzit thuhet se ka marrëveshje me Dortmundin dhe se shpejt pritet të jetë zyrtarisht trajner i ri i kësaj skuadre. Tuchel thuhet se në parim është pajtuar me kontratën e Dortmund e cila do të jetë deri në vitin 2019.
Tuchel është trajner i Mainzit që nga viti 2009 dhe se gjithmonë është llogaritur si Jurgeni Kloppi i dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button