Natë e ftohtë

Sa e ftohtë kjo natë, sa e pashpresë… Po djersis nga ethet. Është një qiell i errët atje jashtë, saqë po më shuan edhe dritën e llambës time këtu ne dhomë.

Nuk marr dot frymë. Kam frikë nga errësira. Pse duhet që disa zemra njerëzish ti bëjnë konkurrencë ftohtësisë së akullit? Përse ky divan i butë më vret trupin dhe nuk arrij te mbyll dot sytë dhe të bëj gjumë?

Dua te bërtas por smë lejon zhurma e heshtjes! Edhe rrugët janë të mbuluara nga hija e heshtjes së mbrëmjes. Njerëzit? Ku janë? A nuk duhej te ishin nën ato hije duke menduar një rrugëzgjidhje?

Jo, jo… Janë atje ku gjithmonë kanë preferuar te jenë me egon e tyre. Me mendjen e tyre të parabolizuar në një rënie të dhimbshme por pa asnjë rendiment. Plot mllef ndaj atyre që i shikojnë nga lart të jargavitur nga lumturia që fitojnë kur ata rrëzohen.

Është një dritë që herë ndizet e herë shuhet në fund te rrugës. Kam frikë se nuk do arrij të kaloj atë rrugë.! Po më duket si vjeshtë ky fillim pranvere. Po celin lulet në kopsht por jo dhe këto të shpirtit. Po pres të agojë, të dalë mëngjesi, të dalë dielli…

Po pres që ky diell të më ngroh shpirtin. Të largojë vjeshtën nga unë dhe të më cel ato lule brenda meje. Po të ndodhi kjo do falendëroj jetën dhe do mendoj, se shpresa nuk shuhet aq lehtë dhe se gjithcka mund të ndodhë në momentin që ne harrojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button