Recension: Аvokati i rastit “Puç”: Verushevski nuk e mohon, por e pranoi veprën

Njëri nga lajmet që tregon se sa i tmerrshëm mund të jetë fabrikimi i të pavërtetës në vend ka të bëjë me gjoja pranimin e Zoran Verushevskit të veprës për të cilën është i dyshuar, në kuadër të aferës “Puç”. Ky lajm, nëse do të ishte i vërtetë, gjithsesi do ta zhvendoste këtë aferë nga pika e vdekur, për shkak se u pa se pa publikimit të këtij rasti nga ana e kryeministrit (më 31 janar të këtij viti), lënda të cilën MPB-ja e dorëzoi te organet hetuese qëndron në vend. Prej para do kohësh u shtua koha që gjashtë të dyshuarit e kalojnë në zyrat e organeve hetuese, mirëpo, sidoqoftë, a kishte bazë për të thënë se i akuzuari i parë, Verushevski, e ka pranuar veprën?

Verusevski-098765-0987Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Аvokati i rastit “Puç”: Verushevski nuk e mohon, por e pranoi veprën

Data dhe koha e publikimit: 08.04. 16:16

Data e recensionit: 11.04.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Zoran Verushevski dha deklaratë në gjykatë me të cilën e vërtetoi veprën e klientit të tij. Аvokati Angele Ilievski e përfaqëson të akuzuarin e parë në rastin “Puç”, Verushevski. Në emrin e tij deklaroi se nuk është faji i tij që MPB-ja nuk e ka siguruar sistemin. E sqaroi sistemin e gjithmbarshëm të sigurisë, si funksionon dhe si duhet të funksionojë dhe ku është gabimi. Se gabimi nuk është te ai, por se MPB-ja nuk siguron mbrojtje të plotë – e përcolli deklaratën televizioni “Kanal 5″.”

Ky ndoshta është segmenti më i rëndësishëm i tekstit, i cili pastaj u transmetua në disa media. Çka ju mbetet si lexues në situatën e këtillë? Disa do të besojnë dhe do të vazhdojnë të lexojnë tituj të tjerë, disa nuk do të besojnë dhe do të hapin ndonjë faqe tjetër ose do të kalojnë në ndonjë medie tjetër, ndërsa me siguri të tretët do të përpiqen ta verifikojnë lajmin.

Mirëpo, nëse atë lajm me të vërtetë e kontrolloni në televizionin e përmendur “Kanal 5” si pjesë e, me gjasë, pakicës së lexuesve që nuk besojnë aq lehtë, do të shihni se nuk ka asnjë grimcë të vërtete në referimin te ky televizion si burim i të vërtetës.

Pikërisht aty, te lajmi televiziv, konstatohet mohimi i drejtpërdrejtë i fajit të klientit të tij nga avokati i përmendur!

Nëse përpiqeni ta verifikoni të pavërtetën e portalit “Republika”, do të shihni se ajo është transmetuar në së pakur 20 media të tjera. Ajo e ka arritur qëllimin e saj – ky fabrikim thjesht i inkurajon të gjithë ata që përpiqen ta mbrojnë pushtetin dhe të bëjnë presion të mëtutjeshëm mbi gjithë sistemin gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button