Ambasada austriake promovon librin në shqip për Karl Gegën

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot kishte mysafir ambasadorin e Austrisë në Shkup, z.Tomas Mishel Bajer, me rastin e promovimit të librit për gjeniun e gjeodezisë evropiane e botërore, Karl Gega.

Me këtë rast, ambasadori Bajer dhe drejtori i Institutit, Dr. Skander Asani me bashkëpunëtorë, biseduan për punën, projektet dhe synimet e Institutit në zhvillimin e shkencës albanologjike.

Ambasadori Bajer tha se është nderë i veçantë që sot vepra biografike për Karl Gegën, promovohet edhe në gjuhën shqipe, pikërisht në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Ndërsa, drejtori i Institutit, Dr. Skander Asani, tha se “Shqiptarët edhe pse janë një popull i vogël në zemrën e Evropës, nga gjiri i vet ka nxjerrë emra të mëdhenj të shkencës, kulturës dhe civilizimit evropian e botëror. I tillë ishte edhe Karl Gega, i cili me gjenialitetin e tij në fushën e gjeodezisë, bëri vepra kapitale në mbarë Evropën, dhe vepra e tij çmohet lartë edhe sot e kësaj dite”.

Më pas në prani të një numri të madh të të interesuarve, në sallën e Institutit u bë promovimi i librit biografik të Karl Gegës nga historiani austriak Wolfgang Straub, i përkthyer në gjuhën shqipe.

Promovimi u hap nga ana e Ambasadorit  të Austirisë, Dr. Thomas Michael Baier, ndërsa fjalë të rasti pati sekretari i SHMKGJSH “Karl Gega”, z. Rraman Ajro. Disa fjalë mbi librin në gjuhën shqipe i theksoi, Kujtim Xhila, një prezantim më të gjerë për punën shoqatës dhe revistën e saj shkencore bëri Prof.Dr. Bashkim Idrizi. Kurse, në ndërkohë u ndoq edhe filmi dokumentar kushtuar Karl Gegës.

Ndryshe, Karl Gega, ishte inxhinier i talentuar, i cili i kaloi kufijtë e fantazisë së njerëzimit. Ai, konstruktoi dhe arriti të ndërtojë rrugë, ura, diga, pjesë të hekurudhave që për ato kohë ishin të pamundura për ndërtim, mbasi zbatoheshin në terrene shumë të thyera malore. Jo vetëm kaq, por për kohën, mjetet e punës, ishin shumë të prapambetura. Mendja e tij, solli gjëra të reja, e kjo e habiti botën e asaj kohe deri në Amerikën e zhvilluar. Por, madhështia e tij arriti kulmin, me ndërtimin e hekurudhës alpine malore në Semeringun e famshëm të Austrisë, e cila ka 150 vjet që përdoret me disa rregullime të vogla.

Karl Gega ishte me origjinë shqiptare. U lind në Venedik më 10 janar 1802. Prindërit i kishun lindur në Kallmet të Lezhës. Vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860.

Lajme të ngjashme

Back to top button