Në VMRO DPMNE është anti- korrupsion i vërtetë!

Paralelisht me anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit të cilët dje dhanë deklaratë solemne para Trajko Veljanovskit, funksionin edhe komisioni partiak kundër- korrupsionit në VMRO DPMNE, për të cilin thuhet se është “Anti- korrupsioni i vërtetë”.

Prej këtu paraqiten edhe dyshimet nëse Komisioni shtetërorë për pengimin e korrupsionit është vetëm vegël për punën e komisionit kundër korrupsionit që funksionon në suazat e partisë në pushtet.

Në VMRO DPMNE kryesori i këtij Komisioni është Vanço Kargov. Telefoni i tij tanimë disa ditë nuk ka qasje.

Sipas të dhënave jozyrtare të “Meta-s”, ky komision shërben për të ndjekur punën e funksionarëve dhe anëtarëve të partisë. Por, zyrtarisht nga VMRO DPMNE nuk morëm përgjigje.

Konfirmon se komision të këtillë ekziston, ka edhe në internet faqen e partisë.

Edhe pse kontaktuam me disa figura nga partia në pushtet, askush nuk deshi të konfirmoj nëse deri më tani dikush nga zyrtarët e VMRO DPMNE-së është kapur në biznes ilegal dhe korrupsion dhe sa njerëz të partisë janë sanksionuar dhe në çfarë mënyrë.

Nuk u paraqitën as informacione për atë nëse Komisioni kundër korrupsionit i VMRO DPMNE shqyrton dhe heton rastet që LSDM po i publikon me “bombat” dhe nëse në Komision kanë ditur për biznesin e turbullt të kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski dhe kryetarin e Shkupit Koce Trajanovski, për të cilin ministrja e brendshme në një prej bisedave, sipas opozitës, thotë se është “mbështetës i të gjithë bizneseve të pistë”.

Sipas shkrimeve nëpër mediumet në vitin 2013-të, kur Kargov është emëruar për udhëheqës i këtij komisioni partiak, në të kanë marrë pjesë profesional të shquar, ekspertë, profesorë, pjesëtarë akademik dhe figura publike, të cilët profesionalisht kanë kapacitet të kontribuojnë në avancim të vazhdueshëm të politikave të VMRO DPMNE, në secilën prej këtyre fushave.

“Roli i komisioneve të VMRO DPMNE-së është në drejtim të këmbimit të ideve, ndjekjes së trendeve botërore, zbatimin e politikave pozitive dhe efektive, harmonizim të vazhdueshëm me politikat dhe rregullativat e BE-së, mbajtjen e kontakteve profesionale me organizatat specifike dhe shoqatat në secilën nga fushat veçmas dhe vendosjen  e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët”, njoftuan atëherë nga partia.

Lajme të ngjashme

Back to top button