Zaev: Komisioni për antikorrupsion, organ klasik i VMRO-së

Lideri i LSDM-së , Zoran Zaev i ka hedhur poshtë akuzat e opozitares VMRO-DPMNE në lidhje me aferën për korrupsion dhe nepotizëm në ndarjen e tenderëve në qytetin e Strumicës. 

“Komisioni për Anti-korrupsion është një organ klasik i VMRO-DPMNE, dhe dje e vërtetoi  këtë duke marrë rolin e zëdhënëses së ministres së brendshme, Gordana Jankullovska duke thënë se ajo është e pastër, pas akuzave tona për ta kontrolluar si ajo e ka marrë pasurinë. Ne u bëmë thirrje institucioneve ta hetojnë rastin” tha ai për TV Nova, duke u referuar në deklaratën e kryetrarit të Anti-korrupsionit, Gjeorgji Sllamkov se do të hapet një dosje për të në lidhje me keqpërdorimin e tenderëve nga ana  e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button