Propozimi i çuditshëm për PD-në

Besnik Aliaj, një nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka bërë një propozim të veçantë për Partinë Demokratike.

Në një postim në Facebook, ai kërkon nga PD të mos shpallë kandidat në Tiranë, por të mbështesë Gjergj Bojaxhiun.

Pas një analize të gjatë, ai arrin në përfundimin se PD do ta ketë shumë të vështirë, në mos të pamundur ta fitojë bashkinë e Tiranës. Aliaj propozon që PD të mos nxjerrë kandidat, të hartojë një listë intelektualesh vetëm për Këshillin Bashkiak dhe të mbështesë Gjergji Bojaxhiun. Ai e mbyll postimin duke thënë se është koha që opozita të bëhet opozitë reale, duke u hapur dhe në këtë mënyrë të fillojë të gatuajë fitoren që nis nga Tirana.

Mesazhi i plotë i Besnik Aliajt

NJE SUGJERIM MIQESOR PER OPOZITEN

Tashme jane momentet e fundit per OPOZITEN qe te zgjedhi kandidatin e saj per Kryetar Bashkie. Pas shume thashethemeve e lojrave ne media, kane prevaluar 2 profile: politik i mirefillte ose teknicien/profesional/qytetar… Le ta themi troc ne Tirane dhe shume bashki (5 ne 6 sipas vleresimit tim) Opozita do ta kete ne mos te pamundur, mjaft te veshtire te fitoje. Dhe ju siguroj se nuk jam hic disfatist. Kjo situate po vjen jo se maxhoranca ka bere ndonje pune hajrit. Madje skandalet skane te sosur. Por se pervec kostove te koalicioneve te gabuara te mandatit te fundit te ish maxhorances, ndarja e re administrative e maxhorances aktuale eshte nje masaker e vertete elektorale dhe nje pergjegjesi e madhe per zhvillimin e metejshem te vendit. Por Opozita kete nuk e artikulon sic duhet ashtu sic bêri me sukses psh per dekriminalizimin.

Ne keto kushte gare te pandershme dhe te pabarabarte Opozita duhet te reagoje urgjent me veprime strategjike te jashtezakonshme dhe jo me rutine politike. Njerezit tashme jane te super-lodhur, te zhgenjyer, te varferuar dhe mezi qe presin nje alternative neutrale, apolitike e te pavarur per te besuar, votuar dhe shpresuar… Ndaj ne keto momente te fundit dramatike une mendoj se Opozita ka nje Shans te Arte por te fundit per te bere nje levizje rrokade strategjike duke ndertuar indirekt nje koalicion real me qytetare permes individeve dhe Faktoreve Extra Opozitare dhe me perfaqesues te shoqerise te cilet kane mbeshtetje te votuesve te qendres dhe pakenaqurve majtas. Ky eshte shansi i vetem jo vetem per te fituar por mbi te gjitha per ti dhene njehere e mire nje leksion te mire, nje “shpulle” reale politikes arrogante ne kete vend. Kushdo parti apo individ qe te jete ne krye sot apo neser.

Shkurt ajo qe dua te them sot me kurajo qytetare dhe me shume dashamiresi per OPOZITEN (pjese e te ciles jam) eshte nje propozim gati “taboo” e cila duhet thyer sot.
1. Opozita NUK duhet te vendose asnje kandidat ne Tirane per Kryetar Bashkie.
2. Ajo duhet te hartoje nje liste super VIP intelektuale vetem per Keshillin Bashkiak
3. Ajo duhet te mbeshtese ne heshtje por pa asnje nderhyrje kandidaturen e Gjergji Bojaxhiut. Lereni Gjergjin te beje mire ate qe ai di te beje.

Kjo jo sepse “plangprishesi” Gjergj Bojaxhi eshte burre i mire apo i keq, por se tashme ai ka ndermarre me kurajo nje vendim qe askush nuk e merr, e qe ka gjithe shanset te ngjize ADN-ne e nje Fronti Opozitar Qytetar te Unifikuar e sidomos pertej-partiak qe do te dale fitues ne Tirane. Ne se ne qytetet e tjera eshte vone ne Tirane ka ende kohe qe ky model te ndertohet jo pa sukses. Eshte nje shans i madh. Mos u merrni me Gjergjin, as me biografine e tij, po mbeshtesni frymen qe ai mund te gjeneroje se bashku me te gjithe ato segmente te shoqerise qe duan alternativen e trete. Kjo i jep fund edhe lojrave matematikore me “king-makers”.

Dhe me se fundi mos u merrni as me mua, po shikoni hallin e madh qe e ka zene kete vend. Sepse megjithese une jam Opozitar ne natyre, ne kete rast DUA me shume vendin tim! Eshte koha te behet politike ndryshe! Eshte koha qe Opozita te behet Opozite reale duke u hapur. Ju kujtoj se ne 92 dhe 2005 keni qene te suksesshem vetem me kete formule dhe kete fryme. Nuk ka pse pritet 8 vjet. Fitorja fillon gatuhet qe sot dhe sidomos ne Tirane. Ndryshe Opozita mban nje pergjegjesi te madhe per fatet e vendit neser! Zoti qofte me ju!

Lajme të ngjashme

Back to top button