Keqpërdorime me pasaportat biometrike

Menaxheri për prodhimin e dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besnik Berisha, aktualisht i pezulluar nga puna, i është drejtuar me një letër të hapur presidentes së vendit ku flet sërish rreth keqpërdorimeve me pasaportat biometrike.

“Po ju drejtohem me këtë letër të hapur duke kërkuar nga ju dhe mekanizmat e krijuar nga zyra e juaj, që të ndërmerrni masat lidhur me denoncimet publike që i kam bërë rreth keqpërdorimeve me tenderin e fundit të pasaportave, me ç’rast është dëmtuar me miliona euro buxheti i Kosovës”, thuhet në letrën e Berishës, raporton KTV.

Ai i kujton presidentes se kishte denoncuar shkatërrimin e mbi 17 mijë pasaportave në vlerë prej 150 mijë eurosh dhe pranimin e 307 mijë pasaportave në vlerë prej tre milionë eurosh pa pasur nevojë fare për to.

“Zonja presidente me këto parregullsi dhe me heshtjen e korrupsionit nuk pritet liberalizimi i vizave e as integrimet evropiane”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button