Vdes i riu, arrestohet një person në Strugë

Për shkak të dyshimit për kryerjen veprës penale “Mundësimin e përdorimit të drogave narkotike” SPB në Ohër ka ngritur kallëzim ndaj një 35 vjeçar nga Struga, për të cilin Gjykatësi hetues caktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Më 13 mars, i dyshuari një të riu të moshës 25 vjeçare nga qyteti i Ohrit, i ka lejuar të konsumojë metadonin që ai e përdorte si pjese të terapisë së tij ,dhe të dy bashkë nisen për në Qendrën për Rehabilitimin e të varurëve nga drogat në qytetin e Ohrit.

Por pas konsumimit të metadonit gjendja e të riut nga Ohri, është vështirësuar shumë dhe ai ndërron jetë pas disa çasteve pasi ishte kthyer në shtëpinë e tij.

Nga policia konfirmojnë se te viktima nuk janë gjetur shenja dhune. I arrestuari është i regjistruar në Qendrën për rehabilitimin e të varurëve nga droga dhe prej një kohe shfrytëzon terapinë me metadon.

Lajme të ngjashme

Back to top button