OH“Kalliri i Mirësisë” realizon fushatën “Java e jetimit 2015”

Kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi ishte mysafir ne emisionin e mëngjesit në TVM 2 programi në gjuhen shqipe, me ç’rast elaboroi për qëllimet, aktivitetet dhe rëndësinë e fushatës  “Java e jetimit 2015”.

“Jetimë nga Shqipëria, Presheva, Turqia dhe Mali i Zi me ardhjen e tyre si mysafirë të OH “Kalliri i Mirësisë” sollën ndriçimin e pranverës në qiellin e Shkupit. Dita e parë filloi me shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit duke vizituar dhe xhaminë e Mustafa Pashës dhe Kalanë e Shkupit, gjë që ktheu buzëqeshjen në fytyrat e jetimëve mysafirë”, tha Rufat Sherifi .

OH“Kalliri i Mirësisë” realizon fushatën “Java e jetimit 2015”
OH“Kalliri i Mirësisë” realizon fushatën “Java e jetimit 2015”

“Qëllimi ynë është që t’ua mësojmë jetimëve se cilët janë popujt dhe vendet vëllazërore të popullit tonë. Xhamia e Mustafa Pashes dhe Kalaja janë simbol i bashkëjetesës sonë të dikurshme nga e cila jetojmë në harmoni edhe sot. falënderojmë OH “Kalliri i Mirësisë” që na e rikujtoj këtë gjë”, tha Ismail Jeshildall, përgjegjës nga IHH e Turqisë.

Derisa thereshin kurbanet në Studeniçan ata provuan edhe qebapët e njohur të Shkupit, të cilat jo vetëm që janë të mira por dallohen për nga shija e specialiteteve e vendeve të tyre.

OH“Kalliri i Mirësisë” realizon fushatën “Java e jetimit 2015”
OH“Kalliri i Mirësisë” realizon fushatën “Java e jetimit 2015”

“Jemi një popull i vetëm dhe këtë gjë e kuptuan edhe jetimët të cilët në këtë rast janë fëmijët tanë. Ata kanë dëgjuar për Shkupin dhe tani iu mundësua nga OH “Kalliri i Mirësisë” që edhe ta shohin Shkupin. Dhe qysh ditën e parë moti i mirë nuk na la pa dalë dhe për ta shfaqur entuziazmin e fëmijëve tanë”, ishin fjalët e Shkëlqim Sykajit, nga “Fondacioni Mirësia” e Shqipërisë.

Më tej personeli përgjegjës i OH “Kalliri i Mirësisë” i dërguan jetimët në vizitë të kopshtit zoologjik, dhe pas ngrënies së darkën në Çarshinë e Vjetër të mbarojnë me programin e ditës së parë.

Por kjo shëtitje nuk mbaron me kaq dhe do të vazhdojë edhe ditët në vijim nëpër vende të ndryshme të Maqedonisë, me tribuna dhe organizime te ndryshme.

OH“Kalliri i Mirësisë” realizon fushatën “Java e jetimit 2015”
OH“Kalliri i Mirësisë” realizon fushatën “Java e jetimit 2015”

Lajme të ngjashme

Back to top button