Iniciativa e re qytetare kërkon kyçjen e alarmit për ajrin

Iniciativa qytetarë e sapo formuar “Do të marrim ose do ta lëshojmë frymën”, kërkon që të kyçet alarmi në Institutin për shëndet publik, pasi që ata konstatuan se në Maqedoni mbi 800 mijë banorë janë sëmurë nga  sëmundjet e frymëmarrjes.

Qytetarët e njoftuar dhe të vedisuar për gjendjen ekologjike nga Shkupi, dhe shoqatat “Eco Guerilla” nga Tetova, “Për ne bëhet fjalë” nga Manastiri, vendosën që së bashku të iu kthejnë shpinën institucioneve, pasi që sipas atyre ata të parët kthyen shpinën qytetarëve.

“Pyesim se kujt i shërben instituti për shëndetësi publike? Elitave partiake apo qytetarëve? Për kë ndezët alarmin? Për ebolën partiake apo për ne qytetarët me probleme të frymëmarrjes? Pyesim se instituti a punon vetëm si filial e Entit për statistikë? “Do të marrim ose do ta lëshojmë frymën” se bashku me “Eco Guerilla” dhe “Për ne bëhet fjalë”, kërkojmë që të publikohet numri i personave të sëmurë nga sëmundje të frymëmarrjes si dhe numri i personave të sëmurë me kancer në rajonin e Shkupit, Tetovës dhe Manastirit”, tha Angela Ilievska nga kjo iniciativë.

Në Maqedoni mbi 670 mijë persona vuajnë nga sëmundje të rrugëve të larta të frymëmarrjes, kurse 200 mijë vuajnë nga sëmundje të pjesës së poshtme të rrugës së frymëmarrjes. Iniciativa në mënyrë publike fton të gjithë qytetarët që ballafaqohen me probleme me frymëmarrjen dhe gjitha iniciativat ekologjike që të kyçen në marshin për jetë nën moton “Do të marrim ose do ta lëshojmë frymën”, që do të organizohet gjatë këtij muaji.

Ata dorëzuan edhe një dhuratë pranë Institutit për shëndetësi publike, e cila përbëhej nga një maskë , plakat të iniciativës qytetarë si dhe medikamente për lehtësimin e frymëmarrjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button