Sela dhe Orav diskutuan mbi aktualitetin politik në vend

Ziadin Sela ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Shkup, Avio Orav. Me gjithë se takimi ishte i mbyllur për gazetarët, Sela ka thënë se me ambasadorin e BE-së është diskutuar për aktualitetin politik në Maqedoni.

“Sa i përket situatës politike, pra pavarësisht asaj që ndodh duhet të kemi guximin të dalim nga kjo situatë”, tha Sela.

Duke folur për aktualitetin politik Sela tha se qytetarët nuk janë të interesuar për tensione ndëretnike.

“Qytetarët nuk janë të interesuar për tensione ndëretnike. Sepse këtu më nuk bëhet fjalë për problemet që kanë maqedonasit me shqioptarët apo shqiptarët me maqedonasit dhe me tjerët. Bëhet fjalë për një qeveri që I kontrollon të gjitha pushtetet. E kontrollon edhe legjislativin, ekzekutivin dihet, kontrollon gjyqësorin dhe kontrollon mediat. Ky është problem themelor. Çdo destabilizim i mundshëm në aspektin etnik, është  më se e qartë se do të shkaktohet nga politika, e motivuar politikisht me qëllim që me një moment tjetër të mbulojë skandalin e përgjimeve”, tha Sela.

Pas takimit dypalësh, Sela dhe ambasadori Orav morrin pjesë në ceremoninë e fillimit të Programit IPA 2014-2020, në kuadër të komponentës për bashkëpunimin ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Eurointegrimeve të Shqipërisë, Klajda Gjoshaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button