De Biasi: Gjykata e Arbitrazhit duhet të na japë fitoren

Për trajnerin Gianni De Biasi, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lausane do të vendosë në favor të Shqipërisë.

Në një intervistë dhënë për kanalin “Sky Sport 24″, ai u shpreh: “Pres drejtësi për një federatë të vogël ndaj një Serbie, që sigurisht është më e madhe se ne në të gjitha aspektet, megjithatë dua ta përsëris se imazhet në fushë folën shumë qartë dhe ishin të pakundërshtueshme. Besoj se, nëse dikush i vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim mbi atë që një gjyqtar do t’i duhej të vendoste”.

Në vijim të intervistës, De Biasi u ndal gjatë te ngjarjet e Beogradit duke sjellë edhe një herë në vemendje momentet e tensionit.

“Ne nuk kishim asnjë tifoz në stadium. Ishin vetëm tifozë serbë. Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësohej asnjë kusht për një ndeshje të sigurt. Policia nuk ndërhyri. Disa lojtarë serbë na ndihmuan për të hyrë në dhomat e zhveshjes. Pas kësaj erdhi delegati i UEFA-s, për të verifikuar situatën, pa lojtarët e goditur, ndonjë me hundën e fashuar dhe të gjakosur dhe të tjerët me goditje të tjera. Në këtë pikë, ne i komunikuam, se ishte e vështirë të dilnim në fushë kur na kërkuan të luanim, pasi sipas tyre ua kishte kërkuar UEFA”.

Trajneri i Kombëtares Kuqezi u ndal më pas te situata në grupin tonë eleminator duke vendosur theksin se Shqipëria është e vetmja skuadër që nuk është mundur ende. Ai vijon më tej duke nënvizuar se përveç faktit të heqjes së pikëve nga UEFA, Shqipërinë e dëmton edhe faksi se rezultati 3-0 e dëmton edhe në klasifikimin aktual.

Në fund, ai u ndal te objektivi që ka në krye të stolit shqiptar duke deklaruar: “Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një kompeticioni europian dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne, prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë”./Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button