Klopp i thotë lamtumirë Dortmundit

Tashmë është gjithçka zyrtare, trajneri Jurgen Klop nuk do të jetë më në stolin e skuadrës së Dortmundit prej sezonit të ardhshëm.

Në sallën e mbushur me gazetarë, të gjithë heshtën sapo Klopp nisi të flasë.

“E kam thënë shpesh se do t’ia bëja të ditur klubit momentin kur nuk do ta ndieja më veten perfekt për të drejtuar këtë skuadër të jashtëzakonshme. Në vitet e fundit kemi humbur lojtarë pikërisht në momentet e fundit, duke mos patur mundësi për të reaguar, ndaj besoj se kjo është koha e duhur”.

“Nuk jam i lodhur, nuk kam kontakte me ndonjë klub tjetër dhe nuk mendoj të bëj një vit pushim”, ishin fjalët e Klopp.

Jurgen Klopp është njeriu i cili ngriti Dortmundin në një skuadër të madhe e të suksesshme në Gjermani e Europë.

Me një vendim krejt të papritur, si rrufeja në qiell të hapur, trajneri karizmatik njoftoi lamtumirën pas 7 sezonesh me këtë skuadër, edhe pse kontrata e mbante të lidhur me Dortmundin deri në vitin 2018. /Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button