Takim i drejtoreshës së FSSHM-së me konsultuesin e UNFPA-së për shëndet reproduktiv

Drejtoresha e Fondit për sigurimin shëndetësor të Maqedonisë, Maja Parnarxheva Zmejkova sot u takua me Godfri Voker, konsultuesin ndërkombëtar të UNFPA-së për shëndet reproduktiv dhe me përfaqësues të zyrës së Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara-UNFPA.

Qëllimi i takimit, kumtoi FSSHM-ja, ishte që të konfirmohen kornizat e mundshme të bashkëpunimit me realizmin e aktiviteteve nga Plani i akcizës për zvogëlimin e vdekshmërisë perinatale dhe të foshnjave për vitin 2013-2014, i cili u miratua në seancën e Qeverisë më 29 qershor.

Në takim u diskutua për gjendjen e tanishme në Republikën e Maqedonisë lidhur me aktivitetet për shëndet reproduktiv. drejtoresha Parnarxhieva Zmejkova e informoi Vokerin dhe përfaqësuesit e zyrës së UNFPA-së për mekanizmat për mënyrën dhe metodologjinë për konfirmimin dhe sjelljen e Listës së ilaçeve të cilat bien në ngarkesë të Fondit, si dhe për kontracepsionin dhe zbatimin modern të të njëjtës nga ana e popullatës së re në Maqedoni.

Ajo tregoi në rëndësinë e edukimit për mbrojtje të shëndetit seksual dhe i informoi se cilat masa dhe aktivitete parandaluese për mbrojtjen e infeksioneve bartëse seksuale të cilat i ndërmerr FSSHM-ja në kuadër të kompetencave të veta, si për shembull përmes zgjedhjes së gjinekologut personal dhe zbatimit të qëllimeve te gjinekologët personal si realizim i PAP testit, kolposkopi për indikacion të PAP testit pozitiv si dhe testimit mikrobiologjik, qëndron në kumtesën nga FSSHM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button