fbpx

BE-ja do ta padis gjigantin Google për monopolin ‘më të madh’ të epokës sonë

Bashkimi Evropian do ta padis gjigantin amerikan, Google, për abuzim të dominimit në tregun evropian të kërkimit në internet. Rasti në fjalë mund të përfundojë si një nga rastet më të mëdha të monopolit të epokës sonë.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Konkurrencë, Margrethe Vestager, ka thënë të mërkurën se Google ka shkelur rregullat e monopolit në BE duke devijuar trafikun në internet nga kompanitë rivale në shërbimet e saj.

Kjo padi nga Komisioni për Konkurrencë do të mund t’i kushtojë kompanisë gjashtë miliardë dollarë gjobë, dhe do ta detyronte atë që të ndryshojë mënyrën se si operon, shkruan BBC, raporton lajmi.net.

Komisioni Evropian i ka hetuar pretendimet e mosbesimit ndaj Google të bëra nga kompania Microsoft, TripAdvisor, Strretmap dhe kompani të tjera, të cilat u ankuan në vitin 2010. Dhe pas një hetimi pesë vjeçar, rasti do të mund të përfundojë si një nga rastet më të mëdha të monopolit të epokës tonë.

Kompanisë amerikane të kërkimit në internet, Google, i është dhënë 10 javë kohë që t’i përgjigjet akuzës formalisht dhe ka të drejt që të kërkojë për një seancë dëgjimore për të prezantuar mbrojtjen e saj. Kompania gjithashtu do të mund të kërkojë të arrij pajtim pasi akuza të ngrihet edhe formalisht.

Komisionerja për Konkurrencë ka njoftuar po ashtu se është nisur një hetim edhe në sistemin operativ Android të Google për telefonat e mençur (smartphone) për të verifikuar nëse kompania ofron shërbime që favorizon aplikacionet e saj./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button