Arrestohet Nelly, posedonte lëndë narkotike

Nelly, reperi i famshëm amerikan, është arrestuar nga policia për posedim të lëndëve narkotike. Sipas ‘TMZ’, autobusi i turneut me të cilin ai po udhëtonte është ndaluar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pas kontrollit, u zbulua një sasi e vogël kanabisi dhe disa armë.

Në një deklaratë të dhënë nga avokati i reperit, thuhet: “Nelly ishte një nga personat që po udhëtonte në autobusin e turneut dhe u ndalua nga policia për një kontroll në Tenesi. Në fakt, ndodheshin 15-20 njerëz që kishin akses në autobus”.

“Supozohet se një sasi lënde narkotike është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë. Ne jemi shumë të bindur se kur faktet të dalin, Nelly nuk do të ketë aspak lidhje me kontrabandën që supozohet se është zbuluar”, përfundon deklarata. /Gazeta Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button