Jankullovska: MPB-ja asnjëherë nuk do të bëhet vegël e ndonjë partie politike!

Zaev është njëriu i fundit që mund të flasë për lirinë dhe demokracinë e vend. Kështu e komentoi “bombën” e fundit të opozitës ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska. Sipas saj, Zaevi përmes materialeve të krijuara dhe të montuara, po sajon një realitet që nuk korrespondon me gjendjen faktike.

“Është i qartë ankthi dhe presioni të cilin ai sigurisht po e ndjen nga veprat penale me të cilat po përballet dhe i janë vënë mbi supe, dhe për të cilat siç po informoni ju, përfaqësuesit e mediave, kjo procedurë tashmë po fiton një qasje juridike dhe kuptohet, institucionet përgjegjëse do ta thonë fjalën e tyre të fundit. Është dyfytyrësi e madhe që një person si Zoran Zaevi, me gjithë bagazhin e tij të hipotekave në pjesën që ka shkelur të drejtën, abolimin e tij, dhe gjithë ajo që ai si person ka në dosjen e tij, të flasë për liri, demokraci dhe për marrëdhënie kundrejt popullatës. Ai është njeriu i cili hapur tregoi se LSDM-ja nëse ndonjëherë vjen në pushtet, do të përdorë metoda të ashpra drejt atyre që nuk mendojnë njëjtë si ai dhe për këtë i gjithë opinioni është dëshmitarë”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Sipas Jankullovskës, MPB-ja ka kapacitet të konfirmojë autenticitetin e materialeve që po publikon opozita, por që sipas saj policia nuk do të bëhet vegël e asnjë partie politike!

Lajme të ngjashme

Back to top button