Thaçi mund të arrestohet në Serbi?

Vizita e ministrit të Jashtëm në Kosovë, Hashim Thaçi është pritur me ovacione të ndryshme në Serbi.

Pas lajmit të bërë publik nga zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi, i cili tha se Thaçi e ka pranuar parimisht ftesën për të marrë pjesë në një konferencë në Beograd, në fund të muajit prill, opinioni publik nuk e ka pritur mirë këtë fakt, dhe madje ka kërkuar arrestimin e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, bazuar në ligjet e saj, ka të drejtë ta arrestojë Hashim Thaçin si terrorist, dhe ta mbajë dhjetë vjet në burg, sapo ai të shkelë në territorin e Serbisë.

Në vitin 1997 ai është shpallur fajtor për vepra terroriste nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe është dënuar me dhjetë vite burg. Në pamundësi që ta arrestonte në atë kohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, e kishte shpallur atë në kërkim dhe kishte kërkuar nga qytetarët që kishin informacion për Hashim Thaçin, të njoftonin organet e rendit.

Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button