Papa foli për genocidin armen, hakerat turq sulmojnë faqen e Vatikanit

Ka shkaktuar shumë probleme deklarata e disa ditëve më parë të Papa Françeskut, gjatë së cilës ai e quajti genocid vrasjen e armenëve një shekull më parë në Turqi gjatë deportimit nga ky shtet.

Një grup hakerash sulmuan mbrëmë faqen zyrtare të Vatikanit (vatican.va) duke bllokuar hyrjen në të për disa orë me radhë.

Grupi i hakerave i quajtur “Turk Hack Team” konfirmoi më pas sulmin nga profili në Twitter duke theksuar se sulmi kibernetik do të vazhdojë deri në momentin kur Papa të kërkojë falje.

Ata theksuan se ky sulm nuk ka të bëjë me shtetin e Vatikanit në vetvete por vetëm me deklaratën e Papës. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button