Daçiq e pranon: Gjermania me kushte të reja për Kosovën

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq tha se Serbia nuk dëshiron të konfrontohet me Bashkimin Evropian, por ajo duhet të sqarojë se pse po e pengon fillimin e negociatave me BE-në.

Daçiq shpjegoi deklaratën e tij të kohëve të fundit se Serbia nuk do të pranojë kërkesat e reja për hapjen e kapitujve, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk dua që ata të flasin me ne kështu. Nuk i pranojmë praktikat e tilla, ku kemi qëndrim zyrtar se nuk ka kushte (të reja) dhe kjo rezulton se ato ekzistojnë”, tha diplomati serb.

Ai tha se bëhet fjalë për kushtet që Gjermania i ka vendosur për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE.

“Duhet të negociojmë, por Bashkimi Europian duhet të bisedoj me Gjermaninë për hapat e mëtejme”, tha Daçiq.

Ai ka pyetur se çfarë e lidh “Parkun e Paqes” në Mitrovicë me Marrëveshjen e Brukselit, pasi që “kjo temë është shfaqur në krye të listës së kushteve të Gjermanisë”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button