Samsung Z2 Tizen do të debutojë së shpejti

Me sa duket së shpejti do të ketë disa detaje të reja lidhur me telefonin e ri të Samsung, përkatësisht modelin Samsung Z2 Tizen, të cilin Samsung pritet të lansojë shumë shpejt.

Bashkë me Samsung Z2 Tizen, Samsung thuhet se do ta sjell edhe një model tjetër të telefonit të bazuar në Tizen, i cili pritet të lansohet në nivel global.

Samsung Z2 pritet të debutojë në gjysmën e parë të vitit 2015, ndërsa thuhet se ndërfaqja e sistemit operativ dhe versioni do të jetë Tizen 3.0 UI.

Disa nga specifikat që thuhet se do ti posedojë Samsung Z2 Tizen përfshijnë procesorin quad core dhe 1GB RAM, ekranin në cilësinë qHD me një rezolucion prej 540 x 960 pikselëve, si dhe baterinë me 2000mAh.

Ndërsa modeli tjetër i telefonit Samsung Tizen i cili është ende për t’u emëruar thuhet se do ta sjell ekranin HD në 4.8 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

Karakteristikat tjera të përfolura përfshijnë edhe 2GB RAM, kamerën me 8MP dhe shumë tipare tjera të një telefoni të avancuar. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button