Stojçev: Punësojmë njerëz që i përmbushin kushtet në konkurs

Drejtori i spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” Sasho Stojçev konfirmoi ngjarjet nga  bisedat e përgjuara   që i publikoi opozita, për të cilat thotë se kanë ndodhur në vitin nëntor të vitit 2011, por shton se  nuk mund ta konfirmojë  autenticitetin e bisedave sepse nuk ka qenë pjesëmarrës në to, shkruan “Nova TV“.

“Nuk mund ta komentoj autenticitetin e bisedave sepse nuk kam qenë pjesë e tyre, por ngjarjet kanë ndodhur në nëntor të vitit 2011. Në atë kohë kisha nevojë për pesë inxhinierë dhe unë personalisht isha tek kryeministri Gruevski i cili më tha “nëse i keni, pranoni”.

Stojçev nuk komenton bisedën e ministres Jankulloska me burrin e saj Vlatko Ilieskin ku ajo thotë “Drejtori duhet të respektoj udhëzimet tona, por pranon kë do ai dhe normalisht thotë se ka leje nga kryeministri. Ai është mbeturinë e madhe”.

“Nuk do ta komentoja bisedën e ministres. Ne pranuam personat që plotësojnë kushtet për punë”, tha Stojçev.

Lajme të ngjashme

Back to top button