BDI nuk ka të dhëna për numrin e vullnetarëve shqiptarë të punësuar

BDI-ja, në një deklaratë me shkrim thekson se të dhënat rreth vullnetarëve shqiptarë që kanë marrë vendime të rregullta pune deri më sot, që nga miratimi i ligjit në muajin shkurt. do të dihen pas përfundimit të procesit.

Edhe pse BDI paralajmëroi se numrin e saktë të personave që kanë marrë vendime në fazën e parë të punësimeve do ta ofronin këto ditë, ata ende nuk kanë dhënë asgjë, transmeton Alsat.

“Realizimi i fazës së parë të këtij ligji filloi menjëherë pas miratimit të tij, ndërsa të dhënat e plota dhe të sakta do të jepen në momentin e përfundimit të këtij procesi”, thonë nga BDI.
Nga ana tjetër, nga BDI-ja shtojnë se numri i shqiptarëve që do të marrin vendime, deri në shtatorin e ardhshëm, do të jetë 800.

“Sipas të dhënave të deritanishme vetëm në institucionet shëndetësore rreth 350 shqiptarë të cilët kanë punuar prej vitesh si vullnetarë, do të marrin vendime pune, ndërsa në Çerdhet në Komunat e Çairit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës si dhe në institucionet arsimore, do të marrin mbi 300 shqiptarë. Pra, të gjithë ata persona që i plotësojnë kushtet në bazë të këtij ligji do të gëzojnë vendime pune”, theksojnë nga BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button