Wenger i kënaqur me ekipin e tij

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në Veledrome ndaj skuadrës së Marseilles. Wenger e lavdëroi edhe talentin, Aaron Ramsey, nga i cili thotë se nuk e ka pritur këtë që e ka treguar.

”Marseille luajti shumë mirë në pjesën e parë, por ne nuk bëmë gabime të mëdha. Në të dytën u paraqitëm më të sigurt, shfrytëzuam avantazhin dhe morëm tri pikë të rëndësishme. Nuk kam pritur kaq gola nga Ramsey. Ai është përmirësuar dukshëm sidomos në pasime dhe në aspektin teknik. Për mua gjëja kryesore mbetet kualiteti i ndeshjes”, tha francezi

Lajme të ngjashme

Back to top button