Ambasada suedeze dhe Qendra LOJA, sjellin “Mozaiku i jetës “ në Tetovë

Ambasada e Suedisë në Shkup në bashkpunim me Qendrën LOJA, organizojnë panel interaktiv në temën “Babai bashkëkohor” , me të cilin edhe do të hapet ekspozita “ Mozaiku i jetës” të mërkurën – 15 Prill, nga ora 19:00, në hapsirat e Qendrës LOJA në Tetovë.

Ekspozita ka të bëjë me rolin e babait dhe mënyrën se si shoqëria me lehtë mund të vijë në kuptim të përbashkët sa i përket barazisë, atësisë dhe punës.

Në diskutimin “Babai bashkëkohor”  do të marin pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada Suedeze, nga Forumi i Gruas në Tetovë, ndërsa përvojën e tyre do ta ndajnë edhe dy prind nga Maqedonia, nga të cilët njëri ka shfrytëzuar pushimin e lindjes në Suedi.

Përndryshe ekspozita që do të jetë e hapur deri më 22 prill , dhe e njejta vëndon në pah dëshirën dhe nevojën për të kaluar sa më shumë kohë me fëmijët. Fëmijë, prindër, punë, shtëpi ,financa, barazi- pjesë të ndryshme të asaj që në Suedi quhet mozaik i jetës.

Pushimi i lindjes për meshkujt aplikohet në Suedi që nga vitet e 70-ta , ndërsa që nga vitet e tridhjeta femrat kanë pranuar shtesa gjatë pushimit të lindjes.  Edhe në Maqedoni ekziston ligji i njejtë për të drejtë të pushimit të lindjes nga ana e meshkujve, por në përgjithësi shumë pak shfrytëzohet, derisa nga ana tjetë barazia gjinore në punë , shtëpi dhe në raport me fëmijët paraqet  qëllimin kryesor politik të qeverisë suedeze.

Lajme të ngjashme

Back to top button