Në Bruksel sot vazhdon dialogu mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Në Parlamentin Evropian në Bruksel sot vazhdon dialogu mes VMRO-­DPMNE dhe LSDM­-së, me ndërmjetësim të deputetëve evropianë Eduard Kukan, Ivo Vajgëll dhe Riçard Hovit, me qëllim të dhënies fund të krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Takimi i parë i përfaqësuesve të të dy partive u mbajt, gjithashtu në Bruksel më 30 mars. Delegacionin e VMRO-­DPMNE -e përbëjnë Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski, ndërs LSDM­-në, Radimila Shekerinska, Renata Tërnevska­Deskoska dhe Viktor Gaber.

Ata do të realizojnë takime të ndara me treshen e deputetëve evropianë, ndërsa më pas edhe takim të shkurtër të përbashkët. Raundi i i parë nga dialogu, përfundoi pa sukses, por me marrëveshje që bisedimet të vazhdojnë pas festave të pashkëve. Sipas informacioneve nga takimet. LSDM ka qëndruar në kërkesën për formimin e qeverisë kalimtare dhe për dorëheqjen e ministrave dhe personave udhëheqës në Radio­Televizionin e Maqedonisë si dhe të Prokurorit publik. Kjo është hedhur poshtë nga “treshja” nga VMRO-­DPMNE. Në kumtesën e përbashkët dërguar nga zyrat e Vajgëll, Kukan dhe Hovit, përveç paralajmërimit për takim të ri pas Pashkëve, nuk u prezantuan hollësi për përmbajtjen e bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button