Blanc: Kujdes nga Barcelona, luajnë si në “Play Station”

Laurent Blanc i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të mos lejojne Barcelonën për të bërë lojën e vetë, përndryshe ata mund të pësojnë keq. Blanc ka thënë se nëse lejohet Barcelona të luaj sistemin e vetë, ata mund të luajnë futboll si në Play Station.

“Nëse ata lejohen të bëjnë lojën e vetë, atëherë në fushë mund të jesh vetëm një shikues e jo kundërshtarë. Ata mund të bëjnë aksione dhe të shënojnë gola si në Play Station. Ata kanë Messin, futbollistin më të rrezikshëm në botë. Nëse atij i lihet hapësirë të depërtoi, ai mund të “vras” ekipin kundërshtarë.

Ai nuk është njeri q, ngjason me një jashtëtokësor. Messin nuk mund ta ndalosh si person, por kolektivisht dhe këtë e pres nga skuadra ime sot. Megjithatë më duket një paradoks që ne mos të mendojmë fitoren. Jemi në një situatë të mirë, e dimë rëndësinë e kësaj faze dhe duhet ta tregojmë veten” ka thënë Blanc.

Lajme të ngjashme

Back to top button