“Bomba” e 20, del në sipërfaqe “Monstrumi” i vërtetë i burgosjeve dhe pastrimeve

“Bomba” e 20 e publikuar dje nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nxjerë në sipërfaqe, “Monstrumin” e vërtetë të burgosjeve në rrethana të dyshimta nga gjykatës të indroktrinuar dhe pastrimet partiake që ka bërë familja në pushtet deri në eshalonët më të ultë në hallkat institucionale të shtetit, vlerësojnë ekspertët.

Emërimi gjyqtarëve sipas parimit shpërfillës që dëgjohet në bisedën e Gordana Jankullovskës se ata nuk u duhen pse kanë njohuri për drejtësinë apo pse të “hijshëm”, ngadalë po shthur lëmshin rreth gjyqësorit, vlerëson analisti Mersel Bilalli.

Bilalli, thotë për Portalb se veçanërisht është indikativë urgjenca e drejtpërdrejtë për zgjedhjen e prokurores Geshovka, e cila ka udhëhequr lendet me te dyshimta ne Maqedoni duke përfshi edhe “Monstrën”.

“Një përfshirje drastike të funksionarëve më të lartë shtetëror nën diktatin e një familje, vërteton konstatimet se Maqedonia është shndërruar në një shtet private i një familje (Gruevski, Mijallkovski). Këtu jepen edhe faktet konkrete se “Monstra”  ka gjasa të mëdha të jetë një proces i montuar. Në fakt jeta publike në Maqedoni është shndërruar në servis privat të dy tre individëve”, thotë Mersel Bilalli.

Eksperti i çështjeve të administratës Argëtim Saliu thotë për Portalb se nga bisedat e  “bombës” së 20 të liderit të LSDM-së, Zoran Zav, mund të konstatojmë se në Maqedoni procedurat e punësimit dhe avancimit në organet e administratës, janë vetëm farsë sa për t’ju përmbajtur procedurës nga aspekti formal, por jo edhe në aspektin material apo përmbajtësorë.

“Nga të gjitha ato  që u publikuan nga opozita, për punonjësit shkencorë dhe profesional janë gjëra tani më të njohura. Po ashtu, edhe të gjitha raportet e progresit te Komisionit Evropian dhe OSBE-se, dëshmojnë dhe vërtetojnë faktin se Maqedonia ka administratë te partizuar dhe jo-profesionale. Në botë ka  dy sisteme apo kritere të punësimit dhe avancimit, ato janë: kriteret e meritokracisë (që dominon në vendet e zhvilluara- BE) dhe sistemi ‘spoills” ku dominojnë kriteret politiko-partiake, e që janë te pranishme në vendet në zhvillim e sipër, siç jemi edhe ne, pra Maqedonia”, thotë Argëtim Saliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button