Opozita kthehet në mbledhjet për pyetjet e deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 71-të, në të cilën deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë.

Sipas paralajmërimeve, nga grupi i deputetëve të LSDM-së dhe koordinimi i djeshëm para mbledhjes për parashtrim të pyetjeve të deputetëve, opozita kthehet në këto mbledhje, të cilat i bojkotoi pas ngjarjeve para dhe në Kuvend, të 24 dhjetorit.

Pyetjen e parë në mbledhje sot do ta parashtrojë deputeti i LSDM-së opozitare, e më pas, sipas asaj që është paraparë, edhe një pyetje parashtron opozita, e më pas shumica në pushtet.
Grupet opozitare të deputetëve, ndërkaq, akoma nuk po marrin pjesë në koordinimet e rregullta të së hënave me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Kjo, sipas tyre, do të ndodhë madje pasi që partitë do të harmonizohen për pikat që dalin nga konkludimet dhe rekomandimet e Komisionit ad-hok për 24 dhjetorin, në çka po punon Grupi punues. Takimi i fundit i grupit u mbajt dje pasdite, ndërsa përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së duhej të deklaroheshin për propozimet e shumicës në pushtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button