fbpx

Huawei Ascend P8 paraqitet sot, por del nesër zyrtarisht!

Modeli më i ri i telefonit të kompanisë kineze Huawei, i cili zyrtarisht do të prezantohet nesër – Ascend P8 është zbuluar sot dhe është publikuar në mediat e shumta.

Telefoni i ri kryesor i firmës kineze është fotografuar në një billboard së bashku me modelin tjetër më të lirë, Ascend P8 Lite, raporton Noëhereelse.

Posteri promovues tregon se pajisjet e reja mobile të kompanisë do të jenë në dispozicion në të zezë, të bardhë, argjendtë dhe opsionin me ngjyrë ari.

Raportet e mëhershme sugjerojnë se Ascend P8 do të vijë me ekranin prej 5.2-inç në Full HD, procesorin 8-core HiSilicon Kirin 935 në 2.2GHz, 3GB RAM, dhe kamerën kryesore me 13MP.

Lansimi zyrtar i telefonit pritet të bëhet nesër në Londër. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button