Dashuria dhe palestra – Ja sekretet për një flirt perfekt

Dashuria nuk ka rregulla e po ashtu as gjetja e shpirtit binjak. Por në palestër gjërat ndryshojnë paksa. Nëse në palestër ku shkoni pëlqeni dikë, atëherë më poshtë do të gjeni disa sekrete për një flirt perfekt.

Përveçse mund të shërbejë për mbajtjen e trupit në formë, palestra mund të shërbejë edhe si vend ideal për të gjetur shpirtin binjak. Nga një veprim i thjeshtë te lëvizjet rutinë, “gjuajtja” bëhet edhe më e thjeshtë, për të thyer më pas, edhe akujt.

Nga ana tjetër, janë të shumtë personat të cilët regjistrohen me shpresën për të zgjeruar xhiron e tyre të njohjeve. Dhe sigurisht nuk është e rastësishme për shembull që vajzat zgjedhin komplete seksi dhe deri diku të tejdukshme për t’u stërvitur. Po kështu edhe djemtë, veshin bluza të ngushta në mënyrë që vajzat t’u shohin muskujt perfektë.

Pra në një palestër, peshimi i sjelljes duket më i lehtë. Kjo si duket është meritë e endorfinës gjatë sportit, e cila përmirëson humorin dhe sjell relaks prej shkarkimit të tensioneve dhe ndjenjave negative.

Ja atëherë se cilat janë sjelljet që e bëjnë një flirt perfekt gjatë kohës që stërviteni në palestër:

Shihni përreth
Rregulli i parë, nëse shpirtin binjak dëshironi ta kërkoni në palestër është që të praktikoni shpirtin e vëzhgimit dhe të jeni konstant. Duhet të frekuentoni të gjithë ambientin e palestrës dhe të njihni çdo vend të saj, që nga pishina deri te dhoma e peshave. Pikërisht kjo e fundit është vendi ideal për t’u shoqëruar, sepse është më e thjeshtë që të dialogoni nga një ushtrim në tjetrin.

Jini konstant
Sapo të dalloni personin e ëndrrave tuaja, është e nevojshme të kuptoni se çfarë kursesh ndjek dhe në cilët orare. Në mënyrë që të jeni gati kur të vijë në palestër. Sa më të shumta të jenë orët e kaluara duke u stërvitur së bashku, aq më të mëdha do të jenë mundësitë për të realizuar “qëllimin”.

Jini diskret
Pasi të keni seleksionuar është mirë që të mos harroni kurrë se çdokush është xheloz për “gjënë” e tij. Ndaj është e rastit që të mos vëzhgoni më dikë tjetër me këmbëngulje. Nëse do të bënit të kundërtën e kësaj atëherë do të krijoni menjëherë tensione dhe ndryshime te “shoku/shoqja e re”! Ndaj maturia vjen para së gjithash!

Jepni ndihmë në momentet e vështira
Ashtu siç e thamë, salla e peshave është vendi më i mirë për të filluar komunikimin. Ndoshta duke përfituar nga një moment vështirësie në përdorimin e një makine stërvitjeje. Të vini në ndihmë do të thotë të ndihmoni akullin që të thyhet, për sa kohë ju do të zgjidhni momentin e duhur. Këshilla është që të shmangni afrimin që ditën e parë. Është më mirë që të prisni pak.

Kapërdini indiferencën
Ky rregull vlen gjithmonë, edhe në palestër. Demonstrimi i indiferencës mund t’ju ndihmojë që të krijoni te tjetri, kuriozitetin e duhur. Nëse ditën e parë mund të keni pasur rastin për të biseduar për 2-3 minuta, ditën tjetër është më mirë që të shtireni sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdoni stërvitjen. Herën tjetër do të jetë më e lehtë për t’u afruar.

Mos bisedoni gjithnjë të njëjtën temë
Fakti se keni bërë për vete një person në palestër nuk do të thotë se duhet të flisni vetëm dhe gjithmonë për sportin. Ky argument mund të shërbejë si mbështetje e parë, por më pas është mirë që të mos bëheni të bezdisshëm dhe të parashikueshëm duke folur vetëm për një çështje të caktuar. Diskutimi pra duhet të spostohet te diçka që nuk ka lidhje me vendin ku jeni. Në këtë mënyrë, ku mund të jetë hapi i parë për t’u parë edhe jashtë.

Mos i zgjasni shumë bisedat
Në palestër njerëzit shkojnë për t’u stërvitur dhe për të qëndruar në formë. Për ta bërë këtë, paguajnë mjaftueshëm. Ndaj për këtë fakt është mirë që mos të zgjateni shumë në bisedat që bëni. Mjafton ndonjë minutë nga një ushtrim në tjetrin, shkruan gazeta shqip. Për ta thelluar më shumë njohjen është më mirë të prisni që kohët të maturohen për t’u parë jashtë.

Shmangni smartphone-t dhe kufjet
Palestrat më moderne ofrojnë mundësinë që të jeni gjithmonë të lidhur në internet, të karikoni telefonin ose të dëgjoni muzikë. Por pajisjet teknologjike shkatërrojnë dhe izolojnë marrëdhëniet e drejtpërdrejta. Kështu që nëse keni për qëllim të njihni dikë, është më mirë që të përkushtoheni konkretisht, duke lënë në shtëpi çdo barrierë hi-tech. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button