Qeveria ndërpret furnizimin me naftë, reagon komuna e Strugës

Komuna e Strugës ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë, sipas të cilit, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria nuk do të bëjë furnizimin e shkollave dhe çerdhet komunale me naftë.

“Ky vendim nuk është gjë tjetër veçse gafa e radhës e kësaj qeverie. Tashmë prej dy vitesh disa herë i kemi bërë thirrje qeverisë , që të na furnizojë me naftë nga rezervat shtetërore, për shkak të buxheteve të bllokuara të shkollave dhe pamundësisë financiare vetë komunës, por po aq here kemi marrë përgjigje negative ose nuk kemi marrë fare. Pra Komuna e Strugës , me gjithë vështirësitë , tashmë prej dy vitesh menaxhon në mënyrë autonome me situatën problematike të furnizimit me naftë të shkollave fillore , të mesme dhe çerdheve për fëmijë, përkatësisht ka siguruar furnizimin me derivate me anë të buxhetit të vet. Paradoksalisht këshillohemi që të planifikojmë buxhet për furnizim me naftë për ngrohje sepse tani e tutje ( nga 1 janariI 2016) nuk do na furnizokan. Reagimi i zgjatur do të ishte i tepërt për një shkresë të tillë qesharake”, thuhet në reagimin e komunës së Strugës.

Vendimi i QeveriseVendimi i Qeverise 1

Lajme të ngjashme

Back to top button