Paraqitjet e fundit të Gruevskit, ia kanë ulur shikueshërinë TV Sitel

Kohë më pare kryeministri Nikolla Gruevski mbajti fjalimin e tij në sallën “Boris Trajkovski”, që sipas informacioneve ai ka vendosur që të transmetohet në TV Sitel, ndërsa jo në RTVM për shkak se sipas numrave, RTVM­ja nuk është e ndjekur nga masa e gjerë.

Sipas burimeve të “Libertas” Nikolla Gruevski ka kërkuar nga televizionet e tjera private që gjatë fjalimit të tij në Sitel, të transmetohen programe të bezdisshme, me një qëllim të vetëm që qytetarët mos të kenë ç’të ndjekin tjetër pos fjalimit të kryeministrit.

Por sipas burimeve, para se të fillonte transmetimi i fjalimit të Gruevskit, TV Sitel ka pasur 23 % të shikueshmërisë, ndërsa gjatë kohës së transmetimit shifra ka rënë në 16 % , respektivisht 7 % e qytetarëve kanë ndërruar kanalin.

Lajme të ngjashme

Back to top button