Horoskopi ditor, e shtunë 16 janar 2021

Dashi

Çiftet do bëjnë mire te mos rrezikojnë shume gjate kësaj dite sepse mund te gabojnë rende. Merrini gjerat shtruar dhe për çdo gjë bëni parashikime. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do jete paksa zhgënjyes. Gjendja financiare do jete e paparashikuar dhe do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni. Nëse kryeni shpenzime te konsiderueshme do keni edhe tronditje.

Demi

Do i merrni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mendoni te jetoni se bashku. Përgatituni mire sepse jo gjithçka është fushe me lule. Beqaret do mund te takojnë persona te veçante me te cilat ja vlen te njihesh. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi, por fale disa miqve te specializuar ne këtë fushe do ia dilni mbanë me sukses.

Binjaket

Do e konsolidoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Gjerat do ju ecin ashtu si i kishit ëndërruar. Beqaret do jene te përqendruar tek një çështje qe ka lidhje me punën dhe nuk do dëshirojnë te dalin neper takime. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni për gjerat me te nevojshme.

Gaforrja

Ata qe janë ne një lidhje, me ne fund do afrohen me pranë partnerit te tyre dhe do ia shprehin gjitha ato qe kane menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni te bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe keni për te vuajtur. Për financat do jete dite delikate dhe nuk do mund te kryeni asnjë shpenzim te madh. Beni kujdes!

Luani

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Beni thjesht atë qe ndjeni. Beqaret do tregohen te arsyeshëm dhe nuk do ju besojnë te gjitha premtimeve qe do iu bëjnë disa persona. Me financat duhet te merreni me shume se disa kohe me pare. Vetëm kjo gjë mund t’iu nxjerre nga situata delikate ne te cilën jeni zhytur koke e këmbë.

Virgjeresha

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë ditës jetën tuaj ne çift sot. Nga ana tjetër ata do ju nxitin te përgatisni surpriza te njëpasnjëshme dhe te dy do ndiheni për mrekulli. Beqaret do marrin vendime te rëndësishme mbi te ardhmen dhe do ndihen te plotësuar. Sektori i financave do jete mjaft konfuz. Mendohuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është koha për te rrezikuar.

Peshorja

Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do ngurrojnë t’ia shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë dhe me shume gjase do e ndryshojnë shume shpejt statusin e tyre. Ne planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik te përballeni me vështirësi te mëdha me vone.

Akrepi

Sot do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift dhe do bëni gjithçka qe atmosfera te mbetet e ngrohte ne çdo moment. Beqaret do jene te paparashikueshëm. E sigurte është qe asgjë nuk do jete ashtu si me pare dhe do përjetoni kënaqësi te mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para qe keni. Matuni disa here para se te veproni.

Shigjetari

Yjet do sjellin rehatinë sot ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te mos i kalojnë limitet e joshjes sepse nëse e bëjnë do krijojnë përshtypje te keqe për veten. Çështjet e financave nuk do jene aq te mira sa ju mendonit. Kujdesuni për çdo shpenzim qe do kryeni.

Bricjapi

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot situata do filloje te ndryshoje rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin. Te ardhurat do i keni me ne vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do I shlyeni edhe borxhet.

Ujori

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet mjaft gjate gjithë kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe dhe do presin gjë gjithçka te ndodhe atëherë kur te jete programuar. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mundeni. Vetëm kështu nuk do keni tronditje.

Peshqit

Do ndiheni me te sigurte se kurrë sot për vazhdimësinë e jetës suaj ne çift. Do pranoni edhe propozimet qe do ju beje partneri. Beqaret do jene gjithë e kohës ne vrojtim, por nuk do mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Beni edhe pak kohe durim. Ne planin financiar asgjë nuk do ece si e keni dashur. Disave madje do ju duhet edhe te marrin para hua për t’ia dale mbanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button