Fatmir Besimi për vizitë në Itali

Zëvendës kryeministri për cështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot do të qëndrojë në vizitë në Republikën e Italisë.

Në kuadër të vizitës zëvendës kryeministri Besimi do të takohet me Ministrin për cështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Italisë, Enzo Moavero Milanesi dhe me zëvendës kryetaren e parlamentit të Republikës së Italisë z-nj Marina Sereni.

Në takimet, zëvendës kryeministri Besimi do të prezentojë aktivitetet e ndërmarra nga Republika e Maqedonisë në kuadër të procesit të integrimit Evropiandhe statusin e realizimit te detyrimeve të cilat rrjedhin nga Dialogu për aderim në Nivel të Lartë, si dhe do të bisedohet për bashkëpunimin bilateral dhe sferat në të cilat Maqedonia mund të shfrytëzojë përvojën e Italisë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button