Meta: Bashkinë e Tiranës e fitojmë me diferencë të thellë votash

Pavarësisht se koalicioni PS-LSI ende nuk e ka një kandidat të sajin për Tiranën për zgjedhjet lokale, Ilir Meta shprehet se e majta i fiton zgjedhjet.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e LRI-së, Meta tha se koalicioni i majtë do ti fitojë më 21 qershor.

Në këtë takim, Meta iu foli të rinjve edhe për politikat e punësimit të LSI-së.

Ai tha se të rinjtë duhet të punojnë në ato vende pune ku ka nevojë vendi./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button