Pa integrim nuk ka komb maqedonas

Kapixhik nr. 134, e enjte, 19 Shtator

Petar Arsovski, kolumnë- “Zonë gri”, Utrinski Vesnik
Shoqëria jonë nuk mund të qëndrojë gjatë jashta sistemet globale. Integrimi për ne është mënyra e vetme për të ruajtur unitetin dhe ekzistencën e kombit.

Xhejson Miko, kolumnë- “Maqedonasit nuk duan të shkojnë në ferr”, Dnevnik
Diplomatët, anembanë botës, kanë probleme që fjalët që i thuan të mbesin të painçizuara ose të pashkruara, sidomos kur bëhet fjala për presion, për shkak se duan t`i shmangin detyrueshmërinë, që do të thotë se ata duan t`i shmangin përgjegjësisë.

Mirçe Jovanovski , editoriali- “Të falementuarit peshojnë edhe më tutje”, Utrinski Vesnik
Të gjithë ata që kanë ndonjë kontakt me zyrën tatimore, e dinë se çfarë do të thotë kur jeni me vonesë me pagesën e ndonjë tatimit ndaj shtetit. Prandaj biznesmenët e Prilepit, dhe jo vetëm ata, kanë të drejtë kur reagojnë ndaj politikës me të cilën janë vënë në disavantazh në treg.

Sonja Hristovska, komenti- “Shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se PBB-ja”, Dnevnik
Dështoi shantazhi mbi ndotësit e mëdhenj. Nëse dëshirojnë të punojnë dhe të krijojnë fitim, kanë për tu kapur edhe për xhepin e tyre, dhe më në fund të zbresin nga shindat e qytetarëve.

Liliana Grdzho Damovska, kolumnë- “Isabelle Huppert si poster”, Dnevnik
Përdorimi i të ashtuquajtures “stock” fotografisë për pllakatin e festivalit “Vëllezërit Manaki” edhe nuk do të ishte aq skandaloz në qoftë se organizatori do të kishte thënë së paku një fjalë në lidhje me arsyet për të përdorur një zgjidhje të tillë. Zgjedhja kurrësesi nuk mund të jetë një zgjidhje kreative, sidomos për një festival I cili thotë se i kushton vëmendje të madhe pjesës krijuese.

Ljupço Popovski, kolumnë- “Gjermania voton, Evropa është duke pritur”, Utrinski Vesnik
Angela Merkel po përballet me një mandat të ri. Në 8 vitet e saja, Gjermania qëndron mënjanë kur duhet të tregojë lidership, sidomos kur duhet marrë rrezikun. Gjermania dëshiron që të jetë e imituar, por nuk do të udhëhjeqë.

Pande Kolemishevski, kolumnë- “Bariu , tufa dhe shkopi”, Dnevnik
Njeriu nga grupi apo tufa ka nevojë që rreth tij t’i ndjen njerëzit të tjerë, prania e tyre ngjall një ndjenjë të sigurisë, sepse po ndjehet i frikësuar, si delja kur është e vetmuar. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button