Shkëndija dështoi kundër Metalurgut

Shkëndija nuk arrin të fitojë as ndaj Metalurgut. Një tjetër pasdite zhgënjyese për kuqezinjtë, që nuk shkojnë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Metalurgut nga Shkupi, shkruan gazeta “Lajm”.

Shkëndija edhe në këtë takim konfirmoi momentin e vështirë që po kalon, duke humbur kështu edhe vendin e tretë në klasifikim. Naumovski shokon kuqezinjtë në minutën e pestë të takimit për rezultatin 0-1, i cili nuk u ndryshua deri në fund të pjesës së parë, përkundër dy-tre rasteve që krijuan vendasit në finish të këtij fraksioni.

Shkëndiaj shënoi që në fillimin e pjesë së dytë në minutën e 51-të me brazilianin Juffo, i cili ishte goli i barazimit. Në minutën e 63-të, Kirovski solli ekipin e tij në epërsi prej 2-1, por që nuk mjaftoi për fitore, pasi Radevski në të 70-ën barazoi në 2-2.

Në vazhdim të lojës Shkëndija rriti presionin, por pa mundur të gjejnë golin e avantazhit me Metalurgun që rezistoi deri në fund për të marrë një pikë të çmuar ndërsa Shkëndija vazhdon që të zhgënjejë me lojën që zhvillon.

Në këtë ndeshje munguan Ballistët të cilët bojkotuan futbollistët e tyre pikërishtë për lojën e dobët që po tregojnë, ndërsa lojtarët si duket kanë zhgënjyer edhe pronarin e klubit, Lazim Destani, i cili ka ndjekur ndeshjen nga Vip lozha. Pas javës së 24-të Shkëndija renditet në vendin e katër me 41 pikë, kurse Metalurg i pesti me 30 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button