fbpx

6 pijet smoothies super të shëndetshme! Ja recetat!

Qoftë për dieta apo për t’i bërë fëmijët tuaj të konsumojnë në formën e një pijeje perimet e domosdosshme, apo frutat të cilat nuk i preferojnë, apo edhe nëse keni mungesë kohe dhe dëshironi t’i merrni të gjithë elementët ushqyes menjëherë vetëm me një pije, ju keshillojme sa me poshte. Do ju duhen vetëm 5 minuta për ti përgatitur këto receta tepër të shijshme dhe të thjeshta.

1. “Shpërthim bananeje” Përbërësit: 2 banane, i gotë të vogël qumësht, 2 lugë caji sheqer, 8 kuba akulli. Në mikserin tuaj, hidhni bananet dhe qumështin. Pasi të jenë shpërbërë mjaftueshëm, shtoni sheqerin. Në fund, shtoni kubat e akullit derisa të jetë bërë masë kremoze.

2. ” Çokobanana” Përbërësit: 1 banane, i lugë gjelle shurup çokollate, i gotë të vogël qumësht, 2 kuba akulli. Hidhni në mikserin të gjithë përbërësit dhe përzijen i ato derisa masa të jetë kremoze.

3. Smooothie me karrotë Përbërësit: 2 karrota të mëdha, një banane, gjysëm filxhani qumësht, krem arre kokosi, mjaltë. Hidhini të gjtihë përbërësit në blender dhe përziejini derisa masa të jetë kremoze.

4. Smooothie karrotë dhe arra Përbërësit: një banane, dy karrota, disa kokrra arra, kanellë, një kup kos, mjaltë ose sheqer, 1 kub akulli Përziejini përbërësit derisa masa të bëhet kremoze.

5. Mollë, banane, karrotë Përbërësit: një kokërr mollë të qëruar dhe të prerë në copa të vogla, një banane, dy karrota, shumë pak sheqer ose mjaltë, disa kuba akulli, shumë pak ujë të ftohtë. Hidhini përbërësit në blender me shpejtësi maksimale. Lërini ato të përziehen derisa masa të jetë kremoze.

6. Banane- kakao Përbërësit: një banane, dy lugë kakao, gjysëm gote qumësht, një lugë sheqer, dy kuba akulli. Përzijini përbërësit derisa masa të jetë homogjene. Ideale për tu freskuar në verë, por edhe për të pirë qumështin dhe frutat në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button