Messi nuk ndalet, Baseli ia ftohi Mourinhos (Video)

Në ditën e dytë të ndeshjeve të para të Ligës së Kampioneve, Napoli mposhti 2:1 Dortmundin duke siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në grupin që konsiderohet më i vështiri. 

Dy gola në 10 minutat e fundit i dhanë fitoren 2:0 Milani ndaj Celtic. 
Surpriza e kësaj mbrëmje mban emrin Bazel. Skuadra zvicerane mposhti 1:2 Çellsin e Mourinho-s edhe pse londinezët ishin të parët që kaluan në avantazh në shtëpinë e tyre me anë të Oscar.

Ndërkohë, Barcelona shkatërroi 4:0 Ajaksin. 3 gola u vulosën nga Messi që ngjitet në kuotën e 63 golave në kupat e Europës, ndërsa tjetri u shënua nga Pike.

Në Francë, Arsenali mori një 3-pikësh me mjaft vlerë ndaj Marsejës pas fitores 1:2, Shalke mposhti pastër 3:0 rumunët e Steauas, ndërsa Porto fitoi minimalisht 1:0 ndaj Austrisë së Vienës në fushën e kësaj të fundit. Po në këtë grup, Atletiko e Madridit mundi 3:1 Zenitin.

Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen më 1 dhe 2 tetor me ndeshjet e dyta të fazës në grupe.

Ja dhe të gjitha rezultatet në grupe:

Grupi E
Çelsi – Bazel 1:2
Shalke – Steaua Bukuresht 3:0

Grupi F
Marsejë-Arsenal 1:2
Napoli-Borusia Dortmund 2:1

Grupi G
Atletiko Madrid-Zenit 3:1
Austria-Porto 0:1

Grupi H
Milan-Seltik 2:0
Barcelona-Ajaks 4:0

Lajme të ngjashme

Back to top button